2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada e Gjermanisë ia rithekson Beogradit: Edhe pse Radoiçiq e pranoi përgjegjësinë

Sot kur janë bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit nga një grup serbësh, të udhëhequr nga Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës serbe, ka reaguar Ambasada gjermane, e cila kërkon që drejtësia duhet të vendoset, derisa i ka bërë Beogradit edhe një rikujtim.

Në një postim në Facebook, Ambasada e Gjermanisë, ia rithekson Beogradit faktin se pavarësisht që Radoiçiq e ka pranuar përgjegjësinë, ai është ende i lirë në Serbi.

“Një vit më parë, gjatë sulmit të tmerrshëm në Banjskë, polici i Kosovës Afrim Bunjaku humbi jetën. Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radoiçiq, autori i supozuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi. Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane.

Gjatë sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, u vra zyrtari policor, heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Pesë ditë pas ngjarjes, më 29 shtator, përgjegjësinë për sulmin e mori Radoiçiqi, i cili besohet se gjendet në Serbi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img