1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada e amerikane: Shqetësuese rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë dhe rajon

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar me shqetësim pas rritjes së rasteve me coronavirusi në Kosovës.

Ambasada amerikane, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar veprime vendimtare për ta zvogëluar përhapjen e COVID-19, ndërsa ka treguar se edhe vet e kanë marrë seriozisht respektimin e masava të caktuara nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet shëndetësore, duke i eliminuar pothuajse të gjitha takimet.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga rritja e rasteve me COVID-19 në #Kosovë & rajon. Kërkohet veprim vendimtar për ta zvogëluar transmetimin e mëtejshëm. Masat parandaluese janë efektive vetëm nëse ato ndiqen dhe zbatohen. Qeveria, punëdhënësit dhe individët ndajnë të gjithë përgjegjësinë në këtë luftë. Si punëdhënës i mbi 500 persona, Ambasada e merr seriozisht këtë përgjegjësi. Duke maksimizuar punën telefonike, duke eliminuar të gjitha takimet përpos ato thelbësore dhe duke zbatuar mbajtjen e maskës, ne po mbrojmë punonjësit tanë dhe familjet e tyre. Ne inkurajojmë punëdhënësit e tjerë ta bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.

Ditëve të fundit në Kosovë është gjithnjë e në rritje numri ditor i viktimave nga koronavirusi dhe nurmi i të infektuarve po ashtu. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për 9 viktima dhe 486 raste të reja. Për shkak të kësaj, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash të reja kufizuese, që kanë hyrë në fuqi nga sot. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img