Site icon PrishtinaPress

Ambasada Britanike publikon rezultatet e intervistave të kandidatëve për drejtor të Policisë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka publikuar rezultatet e intervistave të kandidatëve për Drejtor të Pëgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Në procesin përzgjedhës që është mbikëqyrur nga Ambasada Britanike, është intervistuar për dy ditë, Gazmend Hoxha.

Ai është intervistuar më 6 dhe 7 shkurt, dhe nga 40 pikë maksimale ka grumbulluar 27.5.

Fahrije Tërnava (Kryesuese), Naim Bardiqi, Blerim Hasani, Refike Sulçevsi dhe Skënder Perteshi ishin anëtarë të Komisionit.

“Rezultatet publikohen me kërkesë të Ambasadës Britanike sipas Memorandumit të Mirëkuptimit. Qëllimi i publikimit është që të përmirësohet transparenca e përzgjedhjes për proceset e zyrtarëve të lartë publik, dhe kjo po bëhet pas konsultimit me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” thuhet mes të tjerash në njoftimin e Ambasadës Britanike.

Ndërkohë, bëhet e ditur se publikohen emrat dhe rezultatet e Partnerit Zbatues për kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen (ose që arrijnë mbi 70% të pikëve në proceset që zhvillohen në kuadër të Ligjit për Zyrtarët Publik.

“Rezultatet dhe përfundimet e theksuara këtu zbatohen vetëm për procesin specifik të përzgjedhjes që përshkruhet. Nuk duhet nxjerrë përfundime në lidhje me përshtatshmërinë ose kompetencën e individëve për të performuar në një tjetër pozitë (rol).

Rezultatet dhe përfundimet janë të bazuara në performancën e kandidatit brenda këtij procesi specifik të përzgjedhjes” shkruhet tutje në njoftim.

Exit mobile version