Home Baner Ambasada britanike mirëpret zgjedhjen e Gashit kryeprokuror: Të sigurojë sistem prokurorial të...

Ambasada britanike mirëpret zgjedhjen e Gashit kryeprokuror: Të sigurojë sistem prokurorial të pavarur e transparent

Ambasada e Britanisë në Kosovë, ka mirëpritur zgjedhjen e Zejnullah Gashit si kryeprokuror i shtetit.

Ambasada, i ka uruar Gashit sukses në zbatimin e masave të nevojshme për të siguruar që sistemi prokurorial i Kosovës të funksionojë si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës.

‘’Mirëpresim emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, pas një ndërprerjeje disavjeçare.

I urojmë Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, suksese në zbatimin e masave të nevojshme për të siguruar që sistemi prokurorial i Kosovës të funksionojë si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës, që ushtron funksionet e tij prokuroriale në mënyrë efektive dhe efikase, forcon sundimin e ligjit dhe kontribuon në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në dobi të të gjithë qytetarëve’’, thuhet në postimin e ambasadës, përcjell PrishtinaPress.

https://www.facebook.com/share/1SxYR9ZdL8/?mibextid=wwXIfr

Exit mobile version