Ambasada britanike e ka mirëpritur votimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale e cila parasheh që ekipet e udhëhequra nga prokurori i rastit, e të krijohen ekipe të veçanta hetuese.
Sipas ambasadës, kjo do të ndihmojë në rritjen e produktivietit dhe efikasitetit.
Ata janë zotuar se do t’a ofrojnë ndihmën e tyre, për zbatim të suksesshëm të njësisë.
“Do të ofrojmë ndihmën tonë për të siguruar zbatim të suksesshëm të Njësisë. Parashikojmë që ekipet, e udhëhequra nga prokurori i rastit, do të rrisin efikasitetin, efektivitetin dhe cilësinë e hetimeve. Kjo qasje bashkëpunuese do të kontribuojë në përpjekjet e vazhdueshme për të luftuar krimin e rëndë dhe të organizuar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.