2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada britanike i dhuron katër dronë Policisë së Kosovës

Ambasada britanike i ka dhuruar Policisë së Kosovës katër dronë në kuadër të donacionit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës në Facebook.

Sipas njoftimit, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Fehmi Hoti dhe ambasadori britanik në Kosovë Jonathan Hargreaves, në kuadër të partneritetit dhe bashkëpunimit, kanë nënshkruar marrëveshje mbi pranim-dorëzimin e një donacioni mjaft të rëndësishëm për Policinë e Kosovës.

“Kjo marrëveshje ka të bëjë me dhurimin e katër dronëve, të cilët do të ndihmojnë njësitet policore në raste të ndryshme, si në identifikimin, gjurmimin, monitorimin dhe përcaktimin e vendndodhjes së automjeteve dhe personave të dyshimtë. Duke përdorur imazhërinë/rezolucionin e lartë dhe aftësitë termale të këtyre pajisjeve, mund të ndihmojnë njësitet policore në marrje të vendimeve të bazuara në informacion, fotografi, xhirime dhe imazhe/prova”, shkruhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu thuhet se pajisjet e specializuara do të luajnë një rol jetësor në Policinë e Kosovës, do të rrisin dhe do të profesionalizojnë edhe më tej punën e Policisë së Kosovës, në veçanti të njësiteve kufitare të cilat kujdesen për parandalim të krimit transkufitar, kontrabandës dhe migrimit të paligjshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img