Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka bërë thirrje për dalje të qytetarëve në zgjedhje.
“Drejtuesit komunal kanë rëndësi. Vendimet e tyre-pavarësisht nëse i jepni përparësi shkollave, punimeve në rrugë, transportit publik, grumbullimit të plehrave ose projekte të tjera-ndikojnë në cilësinë tuaj të jetës çdo ditë. Mos e humbisni rastin tuaj për të bërë të njohur zërin tuaj. #BëniPjesën tuaj #Çështjet Komunale të Kosovës2021”, thuhet në postimin e ambasadës.
Në anën tjetër, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e parë për media për ditën e sotme ku ka njoftuar se qendrat e votimit në tërë territorin e Kosovës janë hapur me kohë dhe gjithçka ka shkuar sipas planit paraprak.