0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada Amerikane publikon pamje të objektit të tyre dhe Qeverisë së Kosovës me flamurin e Ukrainës: Dritat tona shkëlqejnë si një

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka publikuar pamje të objektit të tyre me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, duke e krahasuar me pamjen e objektit të Qeverisë së Kosovës, kur u ndriçua me ngjyrat e flamurit ukrainas, në mbështetje të Ukrainës e cila u sulmua ushtarakisht nga Rusia.

Në një postim në Facebook, ambasada amerikane ka shkruar se “Edhe në ditët më të errëta, dritat e Ambasadës dhe Qeverisë shkëlqejnë si një”.

Më tej ambasada citoi një deklaratë të presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

“Javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë të vështira për popullin e Ukrainës. Putini ka lëshuar një dhimbje të madhe mbi ta. Por populli ukrainas ka njohur 30 vjet pavarësi dhe ka treguar vazhdimisht se nuk do të tolerojë askënd që përpiqet ta kthejë vendin e tyre prapa”, ka cituar ambasada fjalët e presidentit Biden.

“Shtetet e Bashkuara dhe Kosova qëndrojnë #Të BashkuarMeUkrainën”, ka shkruar ambasada amerikane.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img