Site icon PrishtinaPress

Ambasada amerikane porosit Qeverinë e Kosovës: Emëroni profesionistë e jo aleatë politikë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në ditën Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë, i ka bërë thirrje Qeverisë se Kosovës që të bëjë emërimin e profesionisteve me përvojë dhe jo aleatëve politikë.

Reagimi i Ambasadës së SHBA-së vjen në ditën kur është bërë publike se Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar 22 zëvendësministra në gjithsej 16 ministri.

“Sot ne i njohim ata zyrtarë që i shërbejnë me ndershmëri vendit të tyre dhe i bëjmë thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të emërojë profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Twitter.

Qeveria e re e Kosovës udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe dhe komunitetet tjera.

Exit mobile version