0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada amerikane për sulmin kundër Valon Sylës: Sulmet ndaj gazetarëve shkelin parimet thelbësore demokratike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla.

Në llogarinë zyrtare në Facebook, Ambasada ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike.

“Sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike. Media luan një rol thelbësor në luftimin e korrupsionit, sigurimin e llogaridhënies dhe transparencës dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve në një demokraci”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Ambasada e ka shpërndarë edhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ka thënë se “ShBA’të do të vazhdojnë të mbështesin punën e guximshme dhe të nevojshme të gazetarëve në gjithë botën”.

Ndryshe, Syla është sulmuar para dy ditësh nga tre persona, të cilët dje janë arrestuar dhe ndaj tyre është kërkuar masa e paraburgimit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img