Site icon PrishtinaPress

Ambasada amerikane paralajmëron Daçiqin për dollarin që kishte shkarravitur ‘Kosova është Serbi’

Ambasada amerikane në kryeqytetin e Serbisë ka porositur se Ivica Daçiq është dashur të mendonte për veprimet e veta.

Nga Ambasada e SHBA-së në Beograd, Daçiqit i është thënë kështu pas shkrimit të tij në monedhën 100 dollarëshe “Kosova është Serbi”.

“Në vend se ta prishte monedhën me portretin e shkencëtarit amerikan dhe shtetarit Benjamin Franklin, ministri Daçiq ndoshta është të mendonte në deklaratën e tij : ‘Në luftë bëju me etërit tuaj , në paqe bëju me fqinjët tuaj” ka thënë në përgjigjen Ambasada amerikane në Beograd.

Ministri serb ka shkruar në një kartëmonedhë 100 dollarëshe “Kosova është Serbi”, duke shkaktuar regaime të shumta të shqiptarëve në rrjetet sociale.

Ky veprim i ministrit serb nuk është një rast i izouar. Ivica Daçiç i është bashkuar një fushate që po ndërmerret në Serbi kundër Kosovës. Serbët kërkojnë që Kosova të jetë pjesë e shtetit të tyre, duke e quajtur këtë fushatë “rikthim  në rrugë paqësore”.

Exit mobile version