1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada amerikane në Prishtinë ul flamurin në gjysmështizë në nderim të viktimave që u vranë dje në Teksas

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka ulur sot flamurin në gjysmështizë në nderim të 19 nxënësve që u vranë dje në një shkollë fillore në shtetin e Teksasit në ShBA.

Në shenjë respekti ndaj viktimave presidenti amerikan Joe Biden ka urdhëruar që flamujt në tërë SHBA-në të ulen në gjysmështizë.

“Sot flamuri ynë valon në gjysmështizë për të nderuar viktimat e akteve të pakuptimta të dhunës të kryera nga një person i armatosur në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas dje”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy në moshë madhore kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në jug të Teksasit.

Një sulmues 18-vjeçar hapi zjarr në Shkollën Fillore Robb, në qytetin Uvalde, përpara se të vritej nga forcat e sigurisë, thanë zyrtarët.

Hetuesit thanë se sulmuesi kishte qenë i armatosur me një pistoletë, me një pushkë gjysmë-automatike të llojit AR-15 dhe kishte pasur karikatorë me kapacitet të lartë.

Adoleshenti dyshohet se fillimisht ka qëlluar gjyshen e tij dhe më pas ka vazhduar sulmin.

Mediat lokale raportuan se ai mund të ketë qenë nxënës i një shkolle të mesme në atë zonë.

Shefi i policisë për qarkun e pavarur të shkollës Uvalde, Pete Arredondo, tha se të shtënat kishin filluar në orën 11:32 sipas kohës lokale gjatë së martës, dhe hetuesit besojnë se sulmuesi ka “vepruar i vetëm gjatë këtij akti të tmerrshëm”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img