Site icon PrishtinaPress

Ambasada amerikane ka një mesazh për Kosovën dhe Serbinë, pas debatit për “Reçakun”

Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve serbë e kosovarë rreth “Masakrës së Reçakut”.

Në një njoftim, ky institucion ka thënë se retorizmi nxitës dhe revizionizmi historik që kemi parë kohët e fundit në lidhje me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme.

Ndërsa bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezën e dialogut për t’i normalizuar marrëdhëniet.

“Retorizmi nxitës dhe revizionizmi historik që kemi parë kohët e fundit në lidhje me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin një kujtesë tjetër se sa e rëndësishme është që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezë dhe të përqendrojnë energjitë e tyre mbi të ardhmen duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Exit mobile version