Sot në mbrëmje u festua Dita e Pavarësisë së Kosovës në ambasadën amerikane në Prishtinë.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier përmes një cicërime në Twitter tha se në këtë festë performoi edhe orkestra e Forcave Ajrore të ShBA’së në Evropë.
Hovenier uroi Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë.
“Këtë mbrëmje, ne festuam Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, me një pritje dhe performancë nga Orkestra e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë, dhe unë, pata edhe rastin që të hip në skenë për pak! Urime 15-vjetorin e pavarësisë Kosovës. ”, tha Hovenier.
