Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po qëndron për vizitë në Francë. Ai sot zhvilloi takime në Pallatin Elysee, Ministrinë e Jashtme dhe Senatin francez, ku u takua me këshilltaren e presidentit francez, Isabelle Dumont, me Sylvain Guiaugue, zëvendësdrejtor për Evropën Kontinentale dhe me senatoren Seantrice Laure Darcos.
Por së bashku me Abdixhikun në Francë po qëndron dhe anëtari i Këshillit drejtues të LDK-së Alush Gashi. Gashi është parë në fotografi së bashku me Abdixhikun, gjatë takimeve që i kanë zhvilluar në Francë.
