-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Alternativa e Kusari-Lilës propozon që zgjedhjet të mbahen më 9 ose 16 shkurt

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila, takimin e sotëm të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, për të folur mbi datën e zgjedhjeve e ka cilësuar si të një rëndësie të veçantë.

Kjo pasi sipas Kusari-Lilës është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë që legjislatura e tetë, bashkë me ekzekutivin e përmbyllin një mandat të plotë qeverisës.

“Gjithashtu, në cilësinë e anëtares së koalicionit qeverisës, e ritheksova gatishmërinë tonë të mëhershme për zgjedhje të parakohshme, nëse do të ketë gatishmëri dhe unitet të plotë nga opozita, gjë që nuk u dëshmua se u arrit nga ta”.

“Ndërsa, sa i përket datës së zgjedhjeve të rregullta, deklarova se tradicionalisht, muaji janar, si muaji më i ngarkuar i vitit pas festave të fundvitit, nuk është i përshtatshëm. Rrjedhimisht, datat 9 ose 16 shkurt, do të mund të ishin shumë më të favorshme për mbarëvajtje të fushatës parazgjedhore dhe procesit zgjedhor”, tha Kusari-Lila, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ajo tha se partia e saj, Alternativa, mbetet e përkushtuar në avancimin e agjendës liberale progresive dhe dinamizmin e agjendës zhvillimore të shtetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img