-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Alt: BE duhet t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë, pas deklaratës së Vuçiqit për Kosovën

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP) Renata Alt, tha se Bashkimi Evropian duhet t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë, pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për Kosovën.

Alt në një deklaratë për DW-në tha se Vuçiq me deklaratën e tij se do t’i bëj të gjitha përpjekjet për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën si pjesë përbërëse tregon se nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij.

“Tonet e mprehta nga Beogradi e rëndojnë situatën gjithsesi të tensionuar mes dy vendeve. Fakti që Vuçiq po rrit njëkohësisht bashkëpunimin me Kremlinin dhe po nuk pranon t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë është diametralisht i kundërt me politikën e jashtme të BE-së. Prandaj negociatat e pranimit të Serbisë në BE duhet të ngrihen menjëherë”, tha ajo.

Serbia dhe Rusia forcojnë partneritetin

Në një  bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, presidenti serb, ra dakord që Serbia të vazhdojë të marrë edhe për tre vjet furnizime me gaz nga Rusia. Po ashtu Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq ranë dakord gjatë telefonatës që të forcojnë partneritetin.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas betimit në Kuvendin e Serbisë, në fjalimin e tij theksoi se “dëshiron të jetë president i të gjithëve dhe për të gjithë dhe se do të bëjë gjithçka në interesin më të mirë të Serbisë”.

Ai gjatë betimit të tij nuk ka lënë pa e përmendur edhe Kosovën.

“Betohem se do t’i bëj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën si pjesë përbërëse të saj, si dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjet, duke ruajtur paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve”, ishte shprehur ai.

Ndërkaq, të dielën që lamë pas presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi se vendi i tij kishte rënë dakord për një marrëveshje të re trevjeçare për furnizimin me gaz me ofruesin shtetëror të energjisë ruse, Gazprom.

Lajmi erdhi në një kohë të vështirë dhe duke e bërë këtë, Vuçiq krijoi një dhimbje koke të re për aleancën perëndimore anti-Putin dhe, veçanërisht, për Bashkimin Evropian.

Kështu vlerësohet në fillim të një analize të CNN, përcjell Telegrafi, sipas së cilës kjo ndodhi pikërisht në kohën kur në anën tjetër të kontinentit, krerët e shteteve të BE-së ishin në negociata rraskapitëse për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Moskës. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img