4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Alpinistja Mrika Nikçi flet për herë të parë për sulmin seksual që iu bë

Pas më shumë se dy muaj nga sulmi seksual që i’u bë në Qendër të Pejës, Mrika Nikçi, për herë të parë ka rrëfyer për publikun përjetimet e saj që nga ajo ditë.

Nikçi, sulmin seksual nga personi i pa njohur për të në atë kohë, e përshkruan si dhunë ndaj trupit të saj, burim ankthi dhe pasigurie për të.

“Unë kurrë më parë nuk jam takuar me sulmuesin tim. Në fillim ndihesha në ankth. Nuk mund të bëja asnjë hap jashtë shtëpis dhe nëse e bëja, duhej të isha gjithmonë me dikë. Për dy javë nuk mund të flija për shkak të ankthit. Edhe kur mendoja se po më zinte gjumi, ndjeja se dikush po më sulmonte. Tash edhe kur dal jashtë kam frikë gjithmon se dikush do të më sulmoj”, tha Nikçi në UN Woman.

Ajo  tha se në gjendjen e saj emocionale kanë ndikuar edhe reagimet e njerëzve ndaj pamjeve të sulmit, të cilat ajo i publikoi në rrjetin e saj social.

“Shumë vajza dhe gra më kanë falenderuar për publikimin e videos, të cilën e kam shikuar shumë herë e që  nga momenti i parë që e kam parë e kam ditur që duhet t’a bëjë publike.  Më I veçanti për mua është  mesazh I një gruaje e cila më tha: Faleminderit që na mësove se nuk është faji ynë. Që na na bërë të ditur se nuk duhet të heshtim në raste të tilla dhe se nuk duhet të turpërohemi”, tha Nikçi.

Alpinistja 20 vjeçare e cila theu rekordin botëror si gruaj më e re që ka ngjitur majat e maleve ne shtatë kontinente, u sulmua nga Flori Beqiraj me 27 shtator, i cili javës së kaluar pas dy muajve paraburgim është liruar./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img