Site icon PrishtinaPress

Alma Dushi Kabashi emërohet zëvendësministre në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, emëroi sot Alma Dushi Kabashi, zëvendësministre në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Dushi Kabashi është ekonomiste e diplomuar dhe përvoja e saj 20 vjeçare në kontabilitet, shqyrtim të performancave financiare, procedura të prokurimit e çështje tatimore, në kombinim me rolin menaxhues në numër të madh projektesh për shumë institucione e organizata ndërkombëtare, sjell vlerë profesionale të shtuar dhe kompetencë në ministri dhe përgjithësisht në kabinetin qeveritar.

Exit mobile version