Site icon PrishtinaPress

Alma Bektashi flet për herë të parë për divorcin: Nuk jam as e para as e fundit, njerëzit ndahen, e lidhen me dikë tjetër

Artistja e njohur shqiptare, Alma Bektashi ka folur për herë të parë për divorcin nga bashkëshorti Sokol Stafa.

Bektashi i dha fund martesës së saj gjatë vitit 2021, një lajm që u bë kryetemë në mediet e shtypit rozë po ashtu edhe procesi i kohëzgjatjes së divorcit.


E ftuar së fundmi në emisionin E Diell, artistja ka folur pikërisht për ndarjen nga tashmë ish-bashkëshorti.

“Nuk e di pse, sepse njerëzit çdo ditë divorcohen, bashkohen, lidhen me dikë tjetër. Është një proces që ndodh tek njerëzit. Nuk jam as e para as e fundit. Kështu që jeta vazhdon”, theksoi ajo.

Këngëtarja gjithashtu potencoi se ndjehet shumë e lumtur pasi që tani është ‘single’.

“Për momentin jam e angazhuar pas fëmijëve”, deklaroi artistja.

Exit mobile version