Raporte të ndryshme po dalin në këto ditë rreth të ardhmes së Maxi Allegrit.
Mediat në Spanjë raportojnë se Maxi Allegri është në shënjestrën e Real Madridit.
Nga ana tjetër, mediat në Itali raportojnë se trajner mund ta rinovoj kontratën me Juventusin, përcjell prishtinapress.eu
Allegri ka kontratë me ‘Zonjën e Vjetër’ deri në vitin 2020, por ende nuk është bërë e ditur nëse ai do ta rinovojë kontratën.
Real Madrid e do transferimin e tij, mirëpo e gjitha do të varet nëse trajneri italian arrin ta fitoj Ligën e Kampionëve në këtë edicion.
Nëse Allegri triumfon në Ligën e Kampionëve, atëherë madrilenët duhet të kërkojnë një trajner tjetër dhe e kundërta.