2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Allegri merr një lajm të mirë para ndeshjes me Genoan

Massimiliano Allegri mund të ndihet i relaksuar para ndeshjes me Genoan në Serie A.

Këtë fundjavë pas pushimeve për ndeshjet e kombëtareve, rikthehen ligat evropiane të futbollit.

Juventusi do të kërkojë fitoren e tetë në Serie A, ku në shtëpi pret Genoan ditën e shtunë.

Ndeshja mes Juventusit dhe Genoas fillon nga ora 18:00.

Për ndeshjen me Genoan, trajneri në dispozicion do të ketë edhe yllin brazilian, Douglas Costa.

Ky i fundit ka qenë i suspenduar shkaku i gjestit aspak të hijshëm në Di Francesco në sfidën ndaj Sassuolos në Serie A.

Të gatshëm për Juventusin në këtë ndeshje do të jenë edhe Cristiano Ronaldo, Mario Mandzukic dhe Paulo Dybala.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img