Trajneri i Juventusit, Max Allegri beson se kartoni i kuq kontravers i Cristiano Ronaldos në ndeshjen e sontme është dëshmi e qartë se Champions League ka nevojë për VAR.
”Lojtarët luajtën mjaft mirë, ne kishim disa raste madje edhe para përjashtimit të Ronaldos, më pas e merituam epërsinë”, tha Allegri për Sky Sport Italia.
”Tensioni u rritë pas kartonit të kuq. Nuk është lehtë të luash këtu. Valencia është agresive dhe atmosfera ishte pasionante”, shtoi ai.
Pas përjashtimit të Ronaldos, Allegri nuk bëri asnjë zëvendësim, duke pasur besim në lojtarët që startuan nga minuta e parë.
”Ne ishim duke luajtur pa një sulmues, kështu që asgjë nuk ndryshoi. Gjëja e vetme që duhej ta bënim më mirë ishte ta gjenim Matuidin të lidhej me sulmuesit”.