Ajo është njëra nga prezantueset shqiptare që admirohet mjaft shumë nga publiku.
Dhe fjala është për Alketa Vejsiun, e cila tanimë ka zënë një vend të veçantë në ekran e televizionet shqiptare.
Duke qenë se tashmë po bën një pauzë nga emisionet, 37 vjeçarja prej ditësh ndodhet me pushime në Spanjë.
Kjo në bazë të disa postimeve që ka ndarë në rrjete sociale përmes të cilave ka treguar edhe lokacionin.
Në një të fundit, ylli i “Në Kurthin e Piter Pan” shfaqet e mrekullueshme në një fustan rrjete të zi.
E njëjta në shtator pritet të rikthehet me projekte të reja televizive, ashtu siç ka paralajmëruar.