Site icon PrishtinaPress

Aliu viziton punimet në pastrimin e lumenjve në Gjilan: Lufta kundër mbetjeve do të vazhdojë çdo ditë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu nga Gjilani ka thënë se po punojnë në projektin për pastrimin e shtretërve të lumenjve.

Aliu në Gjilan është takuar me kryetarin e kësaj komune, Alban Hysenin.

Ministri i Infrastrukturës ka thënë se ky është vetëm një nga shumë projektet aktive për pastrimin e lumenjve.

Postimi i plotë:

Projektet për pastrimin e shtretërve të lumenjëve vazhdojnë.

Bashkë me kryetarin e komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, vizituam lumenjtë në Gjilan, ku aktualisht po realizohet projekti për pastrimin dhe ndreqjen e shtratit të lumit.

Ky është vetëm një nga shumë projektet aktive për pastrimin e lumenjve. Angazhimi për të luftuar kundër mbetjeve do të vazhdojë çdo ditë.

Exit mobile version