Site icon PrishtinaPress

Aliu: Vërshimet në Pejë nuk ndodhën si rezultat i lumenjve, por i infrastrukturës së dobët

Mbrëmë Peja u ballafaqua me reshje të mëdha të shiut, saqë sollën vërshime dhe bllokim të qytetit.

Nga këto vërshime e pësoi një grua së bashku me fëmijën e saj pesëvjeçar në lagjen “Asllan qeshme” të Pejës.

Se reshjet ishin të intensitetit të lartë e thotë edhe koordinatari dhe parashikuesi i Motit në Institutin Hidrometeorologjik i Kosovës, Besim Aliu, i cili për Klankosova.tv, u shpreh se reshjet kanë qenë 58 litra për metër katrorë.

“Reshjet e mbrëmshme kanë qenë 58 litra për metër katrorë. Vërshimet nuk kanë qenë si rezultat i lumenjve, por si rezultat i infrastrukturës së dobët”, u shpreh Aliu për Klankosoven


Ai tregoi se në komunat e tjera të Kosovës ka pasë thuajse pak reshje, në krahasim me atë se ndodhi në qytetin e Pejës, dhe atë brenda një intervali të shkurtër kohor.

“Reshjet e shiut kanë filluar në orën 19:35 dhe kanë përfunduar në orën 20:44. Reshje nuk ka pasur në fshatrat përreth Pejës, por veç në qytet”, tregoi ai.

Ai madje dha një sqarim për sa i përket lumit të Bistricës, duke thënë se nuk paraqet rrezik, pasi nuk është mbushur edhe aq sa niveli maksimal

Exit mobile version