Site icon PrishtinaPress

Aliu: Sistemi i ujësjellësit në Deçan nuk është i mbrojtur, rezervuari dhe pusetat janë të qasshme

Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu ka thënë se sistemi i ujësjellësit në përgjithësi në Kosovë është i brishtë, ndërkaq gypat e ujit dhe pusetat në sistemin e ujësjellësit në Deçan nuk janë të mbrojtura.

Sipas ministrit Aliu, vetëm një vërshim uji do të krijonte situatë të tillë në shumë vende të tjera, njëjtë si në Deçan.

Aliu u shpreh se, “Sistemi i Ujësjellësit KRU “Hidrodrini”, nuk është i mbrojtur”.

“Pusetat janë të qasshme, rezervuari mund të jetë lehtë i qasshme. Klorizimi është bërë në mënyrë manuale. I gjithë sistemi është i brishtë. Nëse e shohim sistemin ne vendin tonë e sidomos në rastin në fjalë duhet ta kemi të qartë që ky sistem të jetë i komprometueshëm, situata të tillë mund të kemi edhe në të ardhmen”, tha Aliu.

“Një vërshim uji mund të krijojë situatë të tillë”, tha Aliu në seancën e Kuvendin të Kosovës.

Aliu tha se menjëherë pas raportimit të rasteve të para, kanë dërguar në terren inspektorët, të cilët në bazë të të dhënave, kanë gjetur se i gjithë sistemi duhet të inspektohet dhe të merren masa.

Sipas tij kjo është një nevojë emergjente.

“Si ministri ne kemi dërguar inspektoratin për ta parë gjendjen e sistemit të ujësjellësit dhe mundësitë eventuale të sistemit të ujësjellësit. Nga ajo që është parë në terren është parë se i gjithë sistemi duhet të inspektohet dhe të merren masa”, tha Aliu.

Exit mobile version