Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur për kërcënimin e Serbisë për ndonjë sulm të mundshëm ndaj Kosovës.
Aliu tha se Serbinë, Kosova gjithmonë e ka pasur kërcënim dhe vazhdon të jetë si kërcënim për të, jo vetëm nga deklaratat por edhe blerja e armatimit.
“Kur blen armatim nuk e blen për t’u fotografuar, por për ta përdorur. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që ai armatim që e blen Serbia sot na kërcënon neve dhe ne gjithmonë duhet të jemi syhapur dhe të armatosemi edhe ne vetë që të jemi të gatshëm që të mbrohemi”.
“Përgatitja jonë e largon luftën. Sa herë që ne mos të mendojmë që ajo s’do të vijë do të jemi më të rrezikuar, kurse sa herë që mendojmë se jemi të kërcënuar dhe përgatitemi e punojmë në forcimin tonë ushtarak, evitojmë mundësinë e luftës”, tha Aliu.
Më tej, Aliu tha se pavarësisht kërcënimit nga Serbia “ne jemi këtu, siç kemi qenë përherë”.