12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Aliu: Nis realizimi i projektit të Aerofotografimit – do t’i plotësojë edhe nevojat e FSK-së për veprimtari ushtarake

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se nga sot ka filluar realizimi i projektit të Aerofotografimit në të gjithë territorin e vendit.

Aliu tha se ky është një projekt me rendësi të veçantë për vendin, teksa bëri të ditur se Rilevimi Aerofotogrametrik i Territorit të Kosovës po zhvillohet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

“Sot, zhvilluam vizitë në Aeroportin e Prishtinës, për të parë nga afër procesin e fillimit të fluturimit nga kompania e kontraktuar për të realizuar këtë projekt”.

“Bazuar në praktikën dhe zhvillimet në Republikën e Kosovës, parashikohet që aerofotografimi i territorit të vendit të bëhet çdo 3-5 vite”, shkroi Aliu, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Aliu tha se ky projekt, që pritet të përfundojë në shtator të këtij viti, do të plotësojë nevojat e qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme të vendit për fushat që ato mbulojnë.

“Agjencisë Kadastrale të Kosovës, për çështje kadastrale, hartografike, sistemit të adresave,etj. Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, për planifikim urbanistik, infrastrukturë rrugore, menaxhimin e ujërave etj”.

“Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për menaxhimin e pyjeve, tokave bujqësore etj. Ministrisë së Financave, Departamentit të Tatimit në Pronë, etj. Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave për fatkeqësitë natyrore,etj”, shkroi Aliu.

Më tej, ai tha se ky projekt do t’i plotësojë edhe kërkesat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare, ndërsa ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht FSK-së për veprimtaritë ushtarake.

“Në kuadër të projektit, do të krijohet edhe modeli digjital i sipërfaqes (DSM) si dhe modeli digjital i terrenit (DTM), si në zonat rurale ashtu edhe ato urbane. Gjithashtu, në kuadër të këtij projekti do të krijohet modeli 3D i objekteve në dy lokacione të ndryshme, në zone urbane dhe në zone rurale”.

“Rezultatet e arritura nga krijimi i modelit 3D, do të shërbejnë për definimin e standardeve dhe specifikave për të ngritur të gjitha objektet e territorit të Republikës së Kosovës në modelin 3D në projektin e ardhshëm”, tha Aliu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img