0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Aliu: Me PDK-në dhe LDK-në e tashme nuk mund të jemi në koalicion qeverisës

Lëvizja Vetëvendosje është e bindur se nuk do të kenë asnjë problem për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, pas zgjedhjeve të reja që do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. Partia e Albin Kurtit këto zgjedhje i quajnë referendum për ndryshim, pas të cilave nuk do të ketë nevojë për koalicione me partitë tjera. Megjithatë, shprehën të gatshëm për të garuar në një listë të përbashkët me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu në një intervistë për KosovaPress, thotë se bartës i kësaj liste zgjedhore do të jetë lideri i partisë, Albin Kurti. Derisa flet edhe për mundësitë e bashkëpunimit me LDK-në dhe PDK-në.

“Këto zgjedhje do të jenë referendum për ndryshim dhe ky ndryshim do të nënkupton numra për realizimin e qeverisë dhe presidentit pa ndonjë problem të madh. Me këtë besim dhe bindje nga tereni, nga disponiomi i vazhdueshëm tek qytetarët, unë mendoj se ndryshimi po ndodh pashmangshëm. Nuk do të jetë çështje diskutimi për koalicionet, apo numrat”, u deklarua ai.

Aliu thotë se Kurtit e Albulena Haxhiut nuk mund t’iu pamundësohet kandidatura për deputetë, pasi kur janë dënuar për gazin lotsjellës, ka qenë Kodi Penal i vjetër, në të cilin dënimi me kusht nuk ka pasoja juridike.

“Albin Kurti do të jetë bartës i listës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe ne do të shkojmë në zgjedhje me listën që prihet nga Albin Kurti… Përcaktohet edhe me ligjin e atëhershëm kur është dënuar edhe deputeti Albin Kurti dhe deputeti Albulena Haxhiu dhe dënimet me kusht janë dënime të cilat nuk hyn në këtë pjesë. Ne kemi qenë të vetëdijshëm edhe atëherë për këtë punë, po iu përkujtojë një gjë se po të kishte qenë kësisoj, ai interpretim i kushtetutës do të kishte ndodh qysh në kohën kur deputeti Albin Kurti u zgjodh në mandatin e kaluar. Nuk do të kishin lanë partitë politike pa e dërgu në Gjykatën Kushtetuese kandidaturën e Albin Kurtit që aso kohe është zgjedh deputet. Kjo gjë është mjaft e qartë”, u shpreh ai.

E për bashkëpunimin me Vjosa Osmanin, ushtruesi i detyrës së shefit të grupit parlamentar të LVV-së, thotë se mbetet të shihet si do të maksimizohejë suksesin, si të ndara në zgjedhje apo listë të përbashkët.

Aliu nuk e konsideron problem rrezikun nga moskalimi i pragut të iniciativës së Osmanit, por thotë se do të analizojnë formën më të mirë për të garuar.

“Nuk besoj që zonja Vjosa Osmani ka rrezik të mos e kalojë pragun, ka një autoritet dhe një numër të madh të votave në LDK. Ka qenë figura qendrore e LDK-së në zgjedhjet e kaluara që i kanë sjell LDK-së një rezultat të jashtëzakonshëm… As që doja të flas fare për pragun, sepse nuk bëhet fjalë për kalimin e pragut të subjektit eventual, nismës apo listës që do të krijohej nga zonja Osmani. Bëhet fjalë vetëm si mund të maksimizohej suksesi. Në këtë aspekt ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, tash mbetet çështje analizash a është më mirë të garojë e vetme me subjekt në veti, apo të garojë në të njëjtën listë bashkë me LVV-në… 12:57 Lista e LVV-së natyrisht që mund të jetë e përbërë edhe nga kandidat të subjekteve tjera. Pra zonja Mimoza Kusari ka qenë pjesë e listës së LVV-së me subjektin e saj. Ajo e ka pavarësinë e saj politike të plotë, kemi gjetë një gjuhë të përbashkët dhe kemi vepruar bashkë”, thotë Aliu.

Sa i përket mundësisë për koalicione paszgjedhore, Aliu shprehet kategorik kundër një koalicioni me PDK-në dhe LDK-në.

‘Ne nuk shohim mundësi bashkëpunimi me subjekte të cilat kanë qenë pjesë e krijimit të situatës së tanishme, pa pasur një distancim nga e shkuara. Pra pa pasur një ndryshim aty. Shpresojmë që të ndodh ndryshimi, ne besojmë në të gjitha subjektet që ka forca progresiste brenda. Kemi besu në LDK dhe ende besojmë se brenda LDK-së ka forca progresive që edhe punojnë dhe çkapin shtetin. E njëjta është edhe brenda PDK-së, puna është veç kush do t’i udhëheq ato subjekte, çfarë politike do të udhëheqin. Politika e deritanishme e PDK-së ka qenë politikë që e kemi pa. Pra me të njëjtën PDK që e ka kriju situatën e deri tanishme ne nuk hymë në koalicion. Nëse diçka ndryshon në LDK është situatë tjetër. Kjo PDK dhe LDK që i shohim dhe janë që e kanë sjell situatën deri këtu nuk mund të jemi në koalicion me to”, u shpreh ai.

Ndërkaq, për ndonjë emër konsensual që do të propozonte ose pranonte LVV-ja për president, Aliu deklaron se do të flasin pas zgjedhjeve, pasi në atë post duhet të jetë një figurë që i bashkon të gjithë spektrin politik.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në fund të janarit ose fillim të shkurtit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta shpallur të pavlefshme Qeverinë Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img