-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Aliu i del haptas kundër Kurtit: Gaboi që u përzi në zgjedhjet në Luginë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, tha se gabim ka qenë animi i qeverisë së Kosovës për një parti politike për zgjedhjet në Luginë të Preshevës.

Madje, ai tha se nuk mund të rrijë neutral për faktin se vet vjen nga Lugina. “Nuk po mund të rri neutral në këtë pikë pasi që jam me origjinë nga Presheva, pavarësisht orientimit dhe simpatisë personale, po mendoj se kjo ka qenë gabim dhe veprim i gabueshëm”, tha ministri Aliu për Info Plus në RTK.

Ai po ashtu tha se ka qenë edhe gabim që kryeministri Kurti ka marrë pjesë në një tubim elektoral me një parti politike të caktuar nga Lugina e Preshevës, pasi që siç shprehet ai, kryeministri Kurti duhet të jetë përbashkues.

Madje, sipas tij pjesmarrja në tubim dhe mbështetja e një partie tjetër ishte një gabim.

“Ky ka qenë gabim dhe ky duhet të rregullohet sa më parë”, theksoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img