Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për investimin që Qeveria e Kosovës po e bën në rrugën Komora-Drenas-Skenderaj.
Kurti ka thënë se shpronësimi i pronave ka shkaktuar vonesa në realizimin e këtij procesi.
Për të vëzhguar punimet në terren kanë dalë ministri Liburn Aliu dhe zëvëndësi i tij, Hysen Durmishi.
Njoftimi i Kurtit:
Rruga Komoran-Drenas-Skenderaj po zgjerohet.
Po angazhohemi që t’i zgjidhim të gjitha problemet një nga një, përfshirë këtu edhe shpronësimin e pronave, që na solli vonesa në këtë rrugë. Më e mira është që punimet po zhvillohen për së mbari, e kështu zgjerimi i rrugës të përfundojnë sa më parë.
Për këtë projekt kemi ndarë:
– 13 milionë euro për vitin 2024,
– 15 milionë euro për vitin 2025.