0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Aliu dorëzon çelësat e disa shtëpive në veri të Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dorëzuar çelësat e shtëpisë për një familje në veri të vendit.

Ai ka thënë se kjo familje po kthehet në shtëpinë e tyre pas dy dekadave.

“Sot, patëm kënaqesinë t’u dorëzojmë çelësat e shtëpise familjeve përfituese nga projekti “Ndërtimi dhe Renovimi i Shtëpive në veri”. Ky projekt me vlerë rreth 1.5 milion euro, i ndihmoi 25 familje me 21 rindërtime dhe 4 renovime.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i tij:

Emocion i veçantë t’i japësh çelësat e shtëpisë dikujt që për më shumë se dy dekada nuk ka mundur të kthehet në pronën e shtëpinë e vet.

Kjo është histori e dhimbshme që i ka ndodhur mijëra familjeve në veri të vendit, një pjesë e madhe të cilëve janë larguar dhunshëm pas përfundimit të luftës.

Sot, patëm kënaqesinë t’u dorëzojmë çelësat e shtëpise familjeve përfituese nga projekti “Ndërtimi dhe Renovimi i Shtëpive në veri”. Ky projekt me vlerë rreth 1.5 milion euro, i ndihmoi 25 familje me 21 rindërtime dhe 4 renovime.

Jemi zotuar para qytetarëve dhe në përputhje me atë zotim deri tani kemi ndërtuar 23 dhe 2 janë në proces të perfundimit, ndërkaq për vitin 2025 do të vazhdohet edhe më tutje në ndërtimin dhe kthimin e të gjithë qytetarëve pa dallim në pronat e shtëpitë e tyre.

Kosova është vend i të gjithë qytetarëve, ku të gjithë duhet të jetojnë të lirë e të papenguar në të drejtën e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img