Site icon PrishtinaPress

Aliu dhe Hyseni gjejn tokën për ndërtimin e banesave me çmim të përballueshëm

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me kryetarin e komunës së Gjilanit Alban Hyseni, vizituan sot parcelën publike në të cilën do të ndërtohen banesat me çmim të përballueshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu tha se këto banesa do të ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Postimi i plotë:

Bashkë me kryetarin e komunës së Gjilanit Alban Hyseni, vizituam parcelën publike të cilën e kemi identifikuar për ndërtimin e banesave me çmime të përballueshme.

Ndërtimi i banesave moderne me çmime të përballueshme do të kontribuojë dukshëm në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit, njëherit do të kontribuojnë në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.

Exit mobile version