Site icon PrishtinaPress

Aliu: Dënimi i Mustafës padrejtësi e madhe

Për dënimin më 26 vjet burgim, të Sali Mustafës ka reaguar edhe ministri i Mjdesit, Liburn Aliu.

Aliu, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Salih Mustafa ka marrë një dënim të rëndë dhe të pamerituar.

Sipas Aliut, kjo është një padrejtësi e madhe ndaj gjithë kombit tonë.

Postimi i tij i plotë:

Postimi i tij i plotë:

Sot mori një dënim të rëndë dhe të pamerituar ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – Cali, i cili luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi serb. Ne kemi qenë kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në Kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim të drejtë. Plot 26 vite dënim, për njeriun i cili i doli në mbrojtje vendit të tij. Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj gjithë kombit tonë.

Lavdi luftës së pastër e të shenjtë të UÇK-së!

Liri për çlirimtarin, që gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të luftës për liri! Liri për komandant Calin!/Prishtinapress/

 

Exit mobile version