2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Aliu akuzon deputetët e VV’së nga Ferizaj për bllokim të investimeve kapitale: S’kanë kontribuar asgjë për qytetin

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka deklaruar se deputetët e pushtetit që vijnë nga ky qytet nuk kanë kontribuar asgjë për vendin e tyre. Të njëjtit i ka fajësuar për bllokim të investimeve kapitale.

Në një intervistë për Ekonomia Online, kreu i Ferizajt ka thënë se pas rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, duhet të rritet edhe shuma për investime kapitale. Këtë vit, shuma për investime kapitale është afër 11 milionë euro, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të jetë 12 milion.

“Shuma e investimeve kapitale është afër 11 milionë euro, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të jetë 12 milionë. Deri në regjistrimin e ri ne po presim që të përfitojmë nga kjo sepse dihet që Komuna e Ferizajt është rikonfirmuar si komuna e tretë sa i përket numrit të banorëve, dhe po besoj që me zyrtarizmin e rezultateve të regjistrimit të popullsisë edhe Komuna e Ferizajt do të përfitojë më shumë sa i përket investimeve kapitale”, ka thënë Aliu.

Po ashtu, ai ka theksuar se projektet të cilat janë në realizim janë nga buxheti i komunës, duke shtuar se ka përkrahje nga Qeveria, por siç thotë ai janë projekte minore dhe Komuna e Ferizaj ka projekte më të mëdha.

“I gjithë buxheti për të cilën ne po flasim është buxhet që është në kuadër të buxhetit të komunës ndërsa projektet e reja janë shumë projekte minore dhe projekte që nuk kanë qenë më parë as përshkrim i shumës sonë, janë aq shumë të papërfillshme sa që jemi mësuar me projekte madhore, transformuese dhe kryesisht projekti që ne kemi marrë financim janë në kuadër të projekteve për të gjitha komunat, në kuadër të buxhetit që është e paraparë si për të gjitha komunat, kryesisht projekte 200 mijë 300 mijë euro që për Ferizaj, janë projekte të vogla dhe jo kompaktibil për atë që përfaqëson Ferizaj dhe me atë që kontribuon Ferizaj në buxhetin e Kosovës. Sepse Ferizaj ka një dhënie shumë të madhe të taksa paguesve si biznese dhe si qytetarë që jemi përafërsisht 20 përqind të taksa paguesve janë nga qyteti i Ferizajt. Ferizaj nuk e merr atë që jep, por besojmë që Qeveria do të reflektojë dhe do të na jap atë që e meritojmë”, shtoi Aliu.

Tutje, i pari i Ferizajt ka fajësuar deputetët e pozitën të cilët vijnë po nga ky vend, duke thënë se nuk kanë kontribuar asgjë për vendin e tyre. Madje, disa prej tyre i akuzon edhe për bllokim të investimeve kapitale.

“Fatkeqësisht deputetët e pozitës nuk kanë kontribuar me asnjë projekt të vetëm që ka të bëjë me Komunën e Ferizaj, do të donim që kjo qasje e tyre të ndryshojë sepse edhe ata janë të votuar si deputet por edhe si Qeveri e Republikës së Kosovës. Pikërisht në mënyrë plebishitarë nga qytetarët e njëjtë që na kanë votuar edhe ne edhe ata do të donim që ata të reflektonin mbi këtë bazë që kanë ardhë me mbështetjen e qytetarëve në mënyrë që ta kthejnë besimin e qytetarëve me projekte dhe angazhim për qytetin e Ferizajt dhe jo që të bëjnë të kundërtën e angazhimit dhe që është si besim të qytetarëve. Ata lëre që nuk sjellin projekte por janë vu në shërbim edhe të bllokimit të projekteve të caktuar kapitale për deputetët e pozitës të cilët vijnë nga qyteti i Ferizajt. Me Qeverinë shpesh kemi pasur komunikim të mirë por pengesa kanë qenë tek deputetët e pozitës që vijnë nga qyteti i Ferizajt”, theksoi kryetari.

Ai ende nuk ka vendosur se a do të marrë pjesë në kandidatin e tij, mirëpo shpreh bindjen se deri në fund të mandatit do t’i realizoj të gjitha premtimet.

“Sa i përket kandidimit ende nuk kam vendosur por atë që e pret Ferizajn është me projekte të përmbyllura si rezultat i platformës qeverisëse e cila ka marrë besimin e qytetarëve, po thuajse në mënyrë plebishitare dhe ne gjithmonë karshi zotimit kemi realizuar madje kemi tejkaluar të gjitha projekte, kështu do të ndodh në fund të mandatin tim. Kur ne kemi përmbushur të gjitha agjendën tonë të qeverisjes dhe e kemi marrë si zotim për qytetarët e Ferizajt”, shtoi ai.

Ndërkaq, ai ka thënë se premtimet kryesore janë në realizim e sipër, sipas tij, mandati i tij është quajtur mandati i gjelbër sepse në përgjithësi projektet kanë qenë të fokusuar të realizimin e parqeve.

“Premtimet kryesore janë në realizim e sipër disa prej tyre janë edhe duke filluar, por për shkaku fjala po pie të parku te pastërtia është dashur që të presim zhvendosjen e kompanisë para se të fillojë projekte sepse është dashur që të ndërtohet projekti. Dhe tashmë është përfunduar edhe projekti edhe tashmë është gati vetëm një çështje logjistike që shumë shpejtë do të përfundoj. Mandati i ri i fituar në këtë katër vjeçare është quajtur mandat i gjelbër për shkak të projekteve të gjelbra. Ka edhe projekte të tjera të cilat kam premtuar që rininë e Ferizajt do ta mbështes shumë dhe jam duke mbështetur jo vetëm me vendimin e kapaciteteve.

Në fund, kryetari ka njoftuar se Komuna e Ferizajt është e vetmja komunë që ka mbështetur një mijë e 40 studentë me bursa.

“Jemi komuna e vetme që kemi mbështetur për tre vite të gjithë studentët aplikues ku me miliona euro ne kemi mbështetur studentët, vetëm në këtë vit kemi mbështetur një mijë e 40 studentë të Ferizaj të cilat kanë fituar bursa vetëm pse kanë aplikuar, vetëm pse janë studentë. Të gjithë bursistët janë përfitues pa i llogaritur mbështetjen që i japim për master dhe doktoraturë, qoftë brenda apo jashtë vendit”, ka thënë kryetari./EO

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img