2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ali Ahmeti: Prekazi, vend pelegrinazhi për shqiptarët

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përkujtuar 19 vjetorin e rënies së familjes Jashari.
Në një postim në facebook, Ali Ahmeti e ka cilësuar Prekazin si një vend pelegrinazhi për shqiptarët, pasi sipas tij aty gjenden qendresa, forca, krenaria, flijimi dhe pavarësia, transmeton lajmi.net

“Sot, Prekazi është një vend pelegrinazhi për shqiptarët sepse aty gjejmë qëndresën, rezistencën, forcën, bashkimin, krenarinë, dinjitetin, flijimin dhe pavarësinë”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Prekazi i sakrificës së familjes Jashari iu bashkangjit Prizrenit të Lidhjes, Manastirit të Kongresit të Alfabetit, Vlorës së Pavarësisë dhe Flamurit.

Sot, Prekazi është një vend pelegrinazhi për shqiptarët sepse aty gjejmë qëndresën, rezistencën, forcën, bashkimin, krenarinë, dinjitetin, flijimin dhe pavarësinë.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të familjes Jashari, UÇKsë dhe kombit shqiptar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img