Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Gostivar do të zhvillojë mbledhjen e përgjithshme.
Mbledhja organizohet me kërkesë të kreut të integristëve, Ali Ahmeti.
Ajo do të mbahet në sallën e sportit Rinia në qytetin e Gostivarit me fillim nga ora 19:00.
Sipas njoftimeve do të marrin pjesë të gjithë strukturat e BDI-së në nivel republikan, duke filluar nga Forumi Rinor e të gjitha strukturat tjera.