0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ali Ahmeti: Masat e BE-së dhe SHBA-së duhet të jenë alarm për klasën politike kosovare, sidomos për Kurtin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se klasa politike e Kosovës, e në veçanti Qeveria e Kosovës duhet të jenë në alarm nga vendosja e sanksioneve, tash e një vit ndaj Kosovës, nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ai ka thënë se nuk ndjehet mirë kur lexon në media ndërkombëtare për ndëshkimin që BE-ja dhe ShBA-ja i kanë bërë Kosovës, me këtë rast edhe ka bërë thirrje që qeveria të bashkëpunojë me aleatet e saj.

“Nuk ndjehem mirë kur shoh nëpër media ndërkombëtaret por edhe në mediat kombëtare, që Amerika ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, se Evropa ka vendosur sanksione ndaj Kosovës. Unë mendoj që të gjithë klasën politike në Kosovë, në veçanti qeverinë e Kosovës duhet ta vënë në alarm sepse të gjithë këta aleatë, ShBA me aleatët e vet në NATO ishin ata që na ndihmuan në çlirimin e Kosovës. Lirinë e paguam me gjak, por çlirimin e bëmë më aleatët. Kështu që këto lajme që unë i lexoj nuk janë të mira për Kosovën, nuk i bëjmë mirë shëndetit të Kosovës”, ka thënë ai për EO.

Ahmeti ka thënë se Kosova ka një proces tepër të rëndësishëm përpara  për anëtarësimin në BE, NATO e organizata të ndryshme, dhe sipas tij, për të pasur sukses në këtë rrugëtim Kosovës i duhen miqtë ndërkombëtarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img