1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ali Ahmeti i shoqëruar me një ekip të tij, nesër vjen për vizitë në Kosovë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar me një ekip të tij, vjen për vizitë në Kosovë, tri javë pasi kryeministri Albin Kurti zhvilloi vizitë në Çair dhe Tetovë.

Në njoftimin dërguar mediave bëhet e ditur se Ali Ahmeti nesër do të vizitojë Gjakovën.

“Ju njoftojmë se Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, i shoqëruar mga Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, Zëvendës Kryeministri i parë, z. Artan Grubi, Ministri i Finansave, z. Fatmir Besimi, Ministri i Ekonomisë, z. Kreshnik Bekteshi, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Jeton Shaqiri, Ministri i Jashtëm, z. Bujar Osmani, dhe shefi i grupit parlamentar, z. Arbër Ademi, ditën e shtunë, me 2 shtator 2023, me fillim në ora 13:00, do të vizitojnë kapacitet prodhuese të fabrikës Comodita në Gjakovë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Kryeministri Albin Kurti nuk e takoi kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, parti shqiptare në pushtet në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin. Kurti takoi vetëm partitë opozitare shqiptare.

Nga atje, Kryeministri Albin Kurti iu dha jehonë planeve për ndërtimin e aksit rrugor Prizren-Tetovë, duke e cilësuar si të rëndësishme në aspektin ekonomik për rajonin.

Ai tha se edhe kryetari i Tetovës është i interesuar që sa më parë të realizohet projekti i aksit “Tetovë-Prizren”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img