Site icon PrishtinaPress

Alfredo me gjoks pule për ditët e verës

Thjeshtësia e përbërësve e bën këtë pjatë të përsosur!

Salca Alfredo është një nga salcat më të famshme të makaronave në botë. Është një salcë me bazë gjalpin dhe kremin e gatimit, djathin parmigiano, hudhrën dhe majdanozin.

Salca u emërua pas shpikësit të saj, kuzhinierit italian dhe pronarit të restorantit në Romë, Alfredo di Lelio.

Në versionin origjinal këtë salcë e ka bërë në restorant para të ftuarve, është kaq e thjeshtë dhe e shpejtë dhe gjithmonë ka përdorur makarona ‘fetuccine’.

Përbërësit:

▪ 2 lugë vaj ulliri,
▪ 2 copë gjoks pule (pa kocka),
▪ kripë, piper i sapo bluar,
▪ 1,5 gotë qumësht,
▪ 1,5 filxhan lëng pule,
▪ 2 thelpinj hudhër,
▪ 250 g makarona ‘fettuccine’,
▪ 1/2 filxhan krem,
▪ 1 filxhan djathë parmigiano të sapo grirë,
▪ majdanoz i freskët.

Përgatitja:

Ngrohni vajin në një tigan të madh. Shtoni mishin e pulës dhe hidhni kripë dhe piper. E skuqim derisa të jetë gati (rreth 10 minuta).

Hiqeni nga shporeti dhe kur të ftohet priteni në rripa.

Shtoni qumështin, lëngun dhe hudhrën në tavën në të cilën është fërguar pula. Hidhni kripë e piper dhe e lëreni të zihet.

Shtoni makaronat ‘fettuccine’ dhe zieni në ujë deri në tre minuta, duke e përzier vazhdimisht. Më pas vazhdoni zierjen derisa makaronat të jenë gati.

Përzieni kremin dhe djathin parmigiano, më pas shtoni salcën dhe e kaurdisini derisa të trashen. Menjëherë, sa është ende nxehtë, vendosim në pjatë makaronat me salcë dhe shtrojmë fileton e pulës të prerë në feta.

Dekorojeni me majdanoz.

Ju bëftë mirë!

Exit mobile version