4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Alergjia nga polenat: Ç’duhet të dini?

Alergjia nga polenat është mjaft e zakonshme, veçanërisht në stinën e pranverës. Polenat çlirohen nga bimët, pemët dhe lulet, ndaj është pothuajse i pashmangshëm kontakti me to.

Sipas një studimi të kryer në vitin 2018 nga “Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve”, në Amerikë, alergjia nga polenat mund të shkaktonte edhe temperaturë të lartë dhe kjo u vu re në 7.2% e fëmijëve dhe rreth 7.7% e të rriturve.

Cilat janë simptomat e kësaj alergjie?

Bllokim hundësh

Dhimbje dhe bllokim i sinusit

Rrjedhje hundësh

Sy të thatë që djegin

Fyt i thatë

Kollë

Lëkurë e irrituar në zonën e syve

Më pak aromë dhe shije

Në disa raste, temperaturë

Çfarë e shkakton alergjinë nga polenat?

Alergjia nga polenat shkaktohet kur sistemi imunitar i ngatërron polenat me rrezik potencial që synon të dëmtojë trupin.

Ende është e paqartë nëse ka shkaqe të tjera dhe ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë e trashëgimisë.

Si diagnostikohet?

Sigurisht, duhet të shkoni te një ekspert për të mësuar tipin e alergjisë dhe për të marrë trajtimet e duhura.

Eksperti do t’ju pyesë për historikun familjar, nëse alergjia është prezente në familjen tuaj.

Do të kryeni një test alergjish, ku një mostër e alergjenit futet në trupin tuaj për të mësuar reagimin e trupit ndaj tij.

Nëse keni alergji nga një ose më shumë element, do të përjetoni skuqje dhe kruarje të zonës ku është injektuar alergjeni.

Alergjitë mund të zbulohen edhe përmes analizës së gjakut.

Trajtimet:

Trajtimet merren në varësi të konsultës me mjekun dhe mund të merrni një medikament, ose kura të kombinuara.

Gjithashtu, një tjetër mundësi janë edhe zgjidhjet e shpejta në shtëpi:

Çajra specifikë, si për shembull dafine, për të lehtësuar hundën

Mjaltë për të zbutur fytin

P.S.: Këto nuk janë zgjidhje afatgjata, ndaj këshillohet një trajtim i specializuar.

Disa këshilla të tjera se si mund të zvogëloni praninë e polenave:

Hiqini menjëherë rrobat që keni veshur jashtë që të mos i sillni polenat në shtëpi

Përdorni shpesh fshesën me korrent

Investoni në një pastruese ajri

Mbroni hundën dhe sytë me maskë

Mos i hapni gjatë ditës dritaret

Përdorimi i fshesës me korrent për sipërfaqen e brendshme të makinës, nëse ka pasur kontakt me polenat./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img