Pronari i pompës së derivateve ‘Shell Kosova’, Lulzim Kryeziu, dyshohet se i ka dhënë fund jetës në fshatin Mleqan të Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktima është gjetur i varur në një objekt biznesi.
Policia e Kosovës tha se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 të enjten.
Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesit familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Për vdekjen e Kryeziut ka reaguar Aleanca Kosovare e Bizneseve.
“Do të kujtojmë gjatë miku im Lulzim Latifi Kryeziu”.
“Pse na ike kaq herët! Prehu në paqe. AKB do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonominë e Kosovës si Shell, brend ndërkombëtar“, thuhet në njoftimin AKB-së.