Site icon PrishtinaPress

Aleanca e Biznesit: Rreth 17 mijë të rinj në Kosovë presin nga 5 vite për t’u punësuar

Mesatarisht rreth 17 mijë të rinj në Kosovë presin nga 5 vite për t’u punësuar.

Kështu thotë Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), duke theksuar se brenda vitit tregut i shtohen rreth 25 mijë persona të aftë për punë.

“Mesatarisht rreth 17 mijë të rinj presin për punë rreth 5 vjet. AKB ka bërë një studim hulumtues për 10 vitet e kaluara rreth tregut të punës në Kosovë, ku mesatarisht punësohen rreth 8 mijë të pa punë kurse në tregun e punës shtohen rreth 25 mijë persona të aftë për punë”, njofton AKB-ja në Facebook.

Sipas tyre, Kosova vazhdon të jetë vendi me pagën me të ulët në Ballkan.

“Nga studimi del se një i ri duhet te pret rreth 5 vite për t’u punësuar në Kosovë për një pagë mesatare rreth 300 euro në muaj si fillestar e pas një deri në dy vite deri 400 euro. Kosova vazhdon të jetë vendi me pagën me të ulët në Ballkan dhe me natalitetin më të lartë në BE, me këtë trend aktual Kosova rrezikon të mbetet pa të rinjtë dhe pa fuqi punëtore”, përfundon njoftimi.

Exit mobile version