9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Albulena Haxhiu suspendon nga puna përmbaruesin Irfan Kërçagu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka njoftuar se ka suspenduar nga puna përmbaruesin Irfan Kërçagu.

Ajo tha se këtë e bëri me arsyen “për mbrojtjen e interesit publik”.

“Bazuar në kompetencat ligjore, sot kam nënshkruar Vendimin për suspendim të përmbaruesit Irfan Kërçagu, deri në marrjen e një vendimi të Komisionit Disiplinor. Si Ministre e Drejtësisë jam zotuar në mbrojtjen e interesit publik dhe çdo vendim i imi do të jetë në linjë me këtë parim”.

Ajo tha se ata që tejkalojnë përgjegjësitë e tyre nuk do të tolerohen.

“Profesionet e lira duhet t’u shërbejnë qytetarëve dhe institucioneve e jo të kontribuojnë në dëmtimin e tyre. Duke pasur parasysh ankesat e qytetarëve dhe institucioneve ndaj përmbaruesve, i bëj thirrje të gjithë përmbaruesve që të respektojnë përgjegjësitë e tyre sepse nuk do të tolerojmë asnjë tejkalim kompetence apo shkelje”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img