Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkarkuar Sami Gashin nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës në kuadër të MD-së. I menjëhershëm ishte vendimi i saj i ri për ta sjellë në karrige të preferuarin e saj, Ismail Dibrani.
Ky vendim është marrë të premten.
Dibrani deri tani ka mbajtur pozitën e zv/drejtor i përgjithëm në ShKK ndërsa më heret ishte edhe drejtor në Burgun e Dubraves.
Ministria e Drejtësisë, po vazhdon ta politizojë SHKK-në çdo ditë përmes personave që ka caktuar si “zëvendësues” në pozita të ndryshme, me qëllim të shantazhit dhe detyrimit për të kryer punë për interesa të ngushta të VV-së./PrishtinaPress/