Ministri tanishëm i Drejtësisë Abelard Tahiri, zyrtarisht i ka dorëzuar detyrën ministres së zgjedhur Albulena Haxhiut.
Kjo e fundit u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë me Kuvendin e Kosovës, që është Komisioni për Legjislacion, me shoqërinë civile dhe se do të jetë transparente ndaj mediave. Ndërsa Tahiri i dorëzoi Haxhiut disa prej punëve qe janë në proces në këtë ministri.
Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur dje ministre e Drejtësisë në kabinetin e ri qeveritar të drejtuar nga Albin Kurti. /Telegrafi/