0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Albulena Haxhiu në krye të grave të VV-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zgjedhur kryetare e organizatës Gratë për Vetëvendosje.

Haxhiu fitoi me 94.55 për qind të votave për, 2.81 ishin kundër dhe 2.64 abstenuan.

Votimet për zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje u mbajtën të dielën.

Sipas një njoftimi, procesi i zgjedhjeve nisi më 15 mars dhe u përmbyll suksesshëm më 25 shtator 2022.

“Përgjatë javëve në vijim, procesi do të vazhdojë me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit Tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm” – thuhet tutje në njoftimin e LVV-së.

Sipas njoftimit, në këtë proces  janë strukturuar gjithsej 485 pika në 29 qendra të LVV-së./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img