Site icon PrishtinaPress

Albulena Haxhiu e thellon ndarjen në VV, thotë se Dardan Molliqaj po shpifë

Albulena Haxhiu i ka reaguar Dardan Molliqajt, i cili tha se ndihem tepër i zhgënjyer që deputetët të cilët janë edhe anëtarë kryesie, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla abstenuan dhe nuk votuan pro iniciativës së vendimi të Kryesisë së Lëvizjes për takim të përbashkët me Grupin Parlamentar për të gjetur rrugëdalje nga kjo krizë.
Haxhiu ka thënë se kjo që e tha Molliqj është shpifje dhe se ajo e ka përkrahur një nismë të tillë, transmeton lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i Haxhiut:

Dardan Molliqaj paska thëne qe unë kam abstenuar për takimin e përbashkët ndërmjet kryesisë dhe grupit! Kjo është shpifje!

Unë kam përkrahur takimin e përbashkët dhe i kam arsyet për këtë!

Nëse edhe 1% ka shans për unifikim, duhet te punojmë ne këtë drejtim e kemi borxh para qytetareve dhe ja kemi borxh Republikës se Kosovës!.

 

Exit mobile version