Rapidi i Bukureshtit ka regjistruar fitoren e radhës në Rumani, teksa sonte debutoi në mënyrë fantastike edhe Albion Rrahmani.
Skuadra e drejtuar nga Cristiano Bergodi fitoi sonte në udhëtim ndaj U Craiova, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ion Oblemenco” përfundoi me rezultatin 3:5.
Albion Rrahmani hyri në këtë ndeshje si zëvendësues në startin e pjesës së dytë, teksa ia doli që të lë menjëherë gjurmë.
Sulmuesi kosovar shënoi dy gola vendimtar për të ia siguruar fitoren skuadrës së tij.
Rrahmani shënoi në minutën e 65-të dhe në minutën e parë shtesë – 90+1′.
Marko Dugandzic (21′), Cristian Sapunaru (45′) dhe Claudiu Petrila (57′) shënuan golat tjerë në fitoren e Rapidit.
Ndërkaq, për skuadrën vendase shënuan Aurelian Chitu (4′, 78′), dhe Leo Lacroix (48′).
Rapidi i Bukureshtit pas kësaj fitore ka 11 pikë dhe pozicionohet i treti në tabelë, kurse U Craiova është në pozitën e 13-të me 6 pikë.